UBT News

​Nis Forumi i Dytë i Solareve, promovon investimet në energji të ripërtëritshme

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in kanë organizuar Forumin e dytë të Solareve në Kosovë për vitin 2022.

Forum ky që promovon investimet në energji të ripërtëritshme.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë punuar intesivisht në hartim të Ligjit për energji të ripëtërishme.

Ndërsa specialisti i menaxhimit të projekteve të energjisë në USAID, Edmond Shyti tha se avancimet teknologjike e kanë bërë më konkurruese energjinë e ripërtëritshme e cila sipas tij ndikon në fuqinë energjetike dhe krijon vende pune.

Ai tha se zhvillimi i gjeneratorëve solar shton mundësinë për investime kapitale.

Forumi i Solareve në Kosovë do të jetë i hapur edhe ditën e nesërme, ndërsa punimet po mbahen në hotel Emerald.

Exit mobile version