Mëngjesin e sotëm presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti kanë ngritur flamurin shtetëror për ndër të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ngritja e flamurit shtetëror është bërë me ceremoni nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Pas ngritjes së flamurit shtetëror, Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Ngritja e flamurit shtetëror. Urime dita e pavarësisë së shtetit tonë të dashur”, ka shkruar Osmani. Pas kësaj Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas ngritjes së flamurit shtetëror tek Qeveria e Kosovës.
“Me ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, filluam manifestimet për shënimin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.