UBT News

​Ngritet aktakuzë për vrasjen që ndodhi në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A që privoi nga jeta të ndjerin V.F më 17 prill të vitit 2021.

Në komunikatën nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë thuhet se më 17 prill, rreth orës 12:40 minuta në brendi të Tregut të Gjelbër në Mitrovicë i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik.

Raportohet se fillimisht i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë duke i shkaktuar plagë shqyese në regjionin e kokës, ndërkaq i pandehuri Sh.A., nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërroi jetë nga dëmtimet e marra.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Sh.A., në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria njofton opinionin se me datë 17 prill 2021, rreth orës 12 e 40 minuta në brendi të Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik, ku së pari i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, ndërkaq i pandehuri Sh.A., nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërron jetë si pasojë e dëmtimeve të marra”, thuhet në komunikatë.

Nga të shtënat e të pandehurit aty u plagosën dhe dy persona të tjerë, njëri kalimtar i rastit.

“Si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.,”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Exit mobile version