UBT News

​Ngritet aktakuzë ndaj drejtoreshës për arsim në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës Xh.TH.V. në cilësinë e drejtoreshës për arsim në komunën e Prizrenit si zyrtare e lartë publike, për mosdeklarim të pasurisë.

Sipas prokurorisë, ajo nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare, për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë me ligj të veçantë, edhe pse disa herë ishte njoftuar në lidhje me këtë obligim ligjor.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e akuzuara të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit. 

Exit mobile version