UBT News

​Ngarkohen me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra, Kurti i uron për detyrën

Kryeministri Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

Ish-zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.

Ndërsa ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Exit mobile version