Nga një muaj paraburgim iu është caktuar tre të dyshuarve F. O., G. B. dhe I. V për vrasjen e një 50-vjeçari në Gjilan.
Të pandehurit, më 12 shtator 2021, rreth orës 19:45, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta B.V. në një kafene në Gjilan, pas së cilës janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprat penale vrasja e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal./UBTNews