Ministria e Infrastrukturës (MI) thotë se gjitha rrugët të cilat janë përgjegjësi e tyre, janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
Nëpërmjet një komunikate për media, nga MI thonë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora.
“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Përkundër reshjeve të pa ndërprera të borës dhe temperaturave të ulëta, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës”, thuhet në komunikatën për media.
Ndër tjera thuhet se MI ka kontraktuar 14 kompanie për 7 regjione të Kosovës dhe 4 të tjera janë për autostradat.
“Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale e autostradat dhe jo rrugët komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”, thuhet në komunikatë.
Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.
Ndërsa në komunën e Prishtinës komunikacioni është rënduar nga reshjet e borës. Kolona të shumta janë krijuar në rrugët e Prishtinës