Është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e pesë shkollave të reja në kryeqytet, ka njoftuar drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.
Ajo ka bërë të ditur se shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet, Arbëria, Mati 1, Kalabria, Qendër dhe Veternik.
“Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit”, ka shkruar Musmurati në Facebook.