Një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar një grua në Prishtinë, derisa ishte duke punuar në vendin e saj të punës. Nën kërcënimin e armës, asaj iu grabitën një mijë euro para të gatshme.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri i cili duke e kanos viktimës ia kishte grabitur 1000 (njëmijë euro) para të gatshme. I dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.