Vetëm shtatë ligje ka arritur që t’i miratojë Kuvendi i Kosovës gjatë sesionit pranveror. Ky numër u konsiderua i ulët nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në publikimin e të gjeturave nga monitorimi i punës së legjislativit.
Hulumtuesja në KDI, Agnesa Haxhiu në një konferencë për medie tha se Kuvendi ka shënuar një rritje të lehtë të numrit të mbajtjes së seancave plenare. Shqetësuese po konsiderohet edhe mungesa e deputetëve në seanca plenare.