UBT News

​Në qytetet gjermane dhjetëra-mijëra protestues kundër agresionit rus në Ukrainë

Dhjetëra-mijëra njerëz protestuan sot në disa qytete gjermane kundër pushtimit rus të Ukrainës, thanë policia dhe organizatorët.

Në Berlin, protestuesit e mbledhur pranë Portës së Brandenburgut shfaqën pankarta me ngjyrat e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimet: “Stop Putin” dhe “Stop the War” (Ndal luftën).

Në Frankfurt, sipas policisë, rreth 11 mijë persona shprehën solidaritet me ukrainasit. Protestat kaluan në qetësi dhe pa incidente.

Protestuesit valëvitën flamujt ukrainas dhe evropianë dhe kënduan “Stop the War”.

Protesta të tjera u zhvilluan në Shtutgart, Lajpcig dhe Hamburg. Ata mblodhën banorë të rinj dhe të moshuar, por edhe familje të tëra me fëmijë.

Protestat u organizuan nga një aleancë e më shumë se 40 organizatave të të drejtave të njeriut, sindikatave dhe shoqatave të krishtera.

Sipas organizatorëve, rreth 125 mijë njerëz janë mobilizuar në të gjithë vendin.

Exit mobile version