Mërgimtarët po vijnë në Kosovë, por edhe sivjet atyre po u duhet të presin në pikat kufitare me Serbinë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje bashkatdhetarët po detyrohen të presin deri në 40 minuta. Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.
Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.