Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me COVID-19. Ndërkaq në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, katër pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë,
Spital i Pejës, dy pacientë,
Spitali i Gjakovës, gjashtë pacientë,
Spitali i Ferizajt, dy pacientë.