UBT News

​Në katër komunat veriore nuk paguajnë ujin, rreth 15 milionë euro borxhet që nga paslufta

Përveç energjisë elektrike që nuk paguajnë banorët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, këta banorë nuk paguajnë as ujin e shpenzuar.

Që nga paslufta autoritetet kosovare nuk kanë qasje në atë pjesë dhe borxhet e ujit të pijes ndaj kompanisë rajonale të ujit në Mitrovicë kanë arritur shifrën 15 milionë euro.

Xhelal Selmani, zëvendësdrejtor Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi tha se sa i përket pjesës veriore problemi më i madh është mospagimi i ujit të pijes edhe pse faturohet.

“Ujë faturohet, ujë nuk paguhet dhe nuk kemi qasje aty. 15 milionë euro janë borxhet që 21 vjet. Kjo çështje është politike që mund të zgjidhet”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 11 milionë eurove për pagimin e rrymës për katër komunat në veri.

Exit mobile version