UBT News

​Në Drenas 30% dalja në zgjedhje, qytetarët kërkojnë punësim dhe zhvillim ekonomik

Në Drenas rreth 30 për qind e qytetarëve kanë dalë në zgjedhje, që është një trend i njëjtë me ato të vitit 2019.

Kryesuesi i Komisionit Zgjedhor në Drenas, Burim Jonuzi ka thënë për KosovaPress se në këtë komunë nuk është raportuar asnjë parregullsi.

“Deri në orën 15:00, kanë dalë 15 mijë e 391 votues ose 29.4 për qind e qytetarëve të komunës së Drenasit… Pavarësisht, rrethanave të cilat kemi dhe nga kushtet atmosferike të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë po edhe vendvotimet në orën 7 në mëngjes. Jo, nuk është raportuar ndonjë problem përkundër sfidave edhe me kushtet atmosferike, moti i lig, mirëpo nuk kemi pasur ndonjë problem të theksuar”, tha ai.

Qytetari nga Drenasi, Jahir Beqiri theksoi se nga këto zgjedhje presin punësim, zhvillim ekonomik.

“Presim më mirë, kushte më të mira, punësim më shumë. Ka pasur qeveri të mira, por të cilat janë të mira s’i lënë”, tha Beqiri.

Edhe Admir Heta tha se presin një qeverisje dhe një përfaqësim më të mirë në kuvend në këtë zgjedhje.

“Po, besojmë të mira si çdo qytetar, për zhvillimin e ekonomisë, shëndetësisë, punësime, e kështu”, tha ai.

Në Drenas 52 mijë e 783 qytetarë kanë të drejtë vote, me 29 qendra të votimit dhe 69 vendvotime. 

Exit mobile version