Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Kullë ka ndaluar një shtetas rus. Ndalimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.
I dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë dollarë amerikanë dhe 2 mijë euro. I dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.
Rasti është inicuar si mosdeklarim i mjeteve monetare.