Policia bën të ditur se tre të miturve në Gjakovë u janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe te njëri një boks metali.
Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje. Të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Rr. Normalja e Gjakovës, Gjakovë 05.10.2022 – 14:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi gjatë kontrollit te dy nga ta janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe te njëri një boks metali. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.