Deri në orën 22:50 në Kosovë janë ndaluar 14 persona lidhur me procesin zgjedhor. Në komunën e Kllokotit janë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale cenim i përcaktimit të lirë të votuesve dhe dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.
Në Suharekë është ndaluar një person, për veprën penale pengimi i procesit të votimit.
Në Malishevë janë ndaluar tre persona, në dy raste të ndara, ku dy persona janë për veprat penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin dhe një person për veprën penale pengimi i procesit të votimit.
Në komunën e Skenderajt fillimisht janë ndaluar tre persona, ndërkaq njëri nga ta pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të mbahen në ndalim, me dyshimin se kanë kryer veprën penale cenim i fshehtësisë së votimit.
Ndalohen 14 persona lidhur me procesin zgjedhor