NATO po konsideron vendosjen e trupave në Sllovaki së bashku me vendet e tjera në krahun e saj lindor si përgjigje ndaj ngritjes ushtarake ruse pranë Ukrainës, deklaroi sot ministri i Jashtëm sllovak, Ivan Korcok.
Korcok u tha gazetarëve se vendimi nuk ishte marrë se situata po zhvillohet dhe se Sllovakia, një vend anëtar i NATO-s, aktualisht nuk ka asnjë qëndrim për këtë çështje, raporton Reuters.
Kanali televiziv britanik, Sky News raportoi më herët sot se NATO po shqyrton mundësinë e dërgimit të 1000 trupave në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki.