Ky shtator nxënësit i gjen në shtëpi për shkak të grevës së mësimdhënësve, e për këtë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se shqetësimin se shumë nxënës nuk janë në shkolla e ndajnë të gjitha palët.
Nagavci me rastin e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë Shqipëri u shpreh se për Qeverinë e Kosovë arsimi mbetet prioritet.
“E di se sa shumë nxënës për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja nuk janë në klasat tona, por jam e bindur se shqetësimin e ndajmë bashkërisht, bashkë më prindërit, bashkë me mësimdhënësit me të gjithë që të tjerët, andaj edhe për qeverinë tonë arsimi është prioritet”, tha ajo.