Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e ka komentuar dorëheqjen e zëvendësministrit të këtij dikasteri, Dukagjin Pupovci.
Sipas saj, Pupovci e ka njoftuar se për arsye personale dhe shëndetësore deri në fund të vitit do të jetë në këtë pozitë. Ajo tha se deri më tani nuk ka pranuar dorëheqje formale, por vetëm njoftim.
“Ka treguar që për arsye personale shëndetësore ka kërkuar që me qenë në pozitë deri në fund të këtij viti….Dorëheqje nuk ka dorëzuar”, u shpreh ajo.
E gjatë ditës së djeshme ishte vet Dukagjin Pupovci i cili konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit.