UBT News

​Murati: Pakoja e Ringjalljes dhe masat e fundit synojnë të mbështetet çdo segment i ekonomisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në Forumin për Financa dhe Ekonomi sot në Shkup, ku u diskutua lidhur me situatën ekonomike në periudha të krizave globale.

Gjatë fjalës së tij, ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

Me këtë rast, menaxhimi i mirë i financave publike e prioritizimi i mbështetjes ndaj grupeve më në nevojë u theksuan si elemente kyçe që kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë më lehtë krizat globale.

Tutje, ministri nënvizoi që Pakoja e Ringjalljes Ekonomike së bashku me masat e fundit mbështetëse kanë synuar që çdo segment i ekonomisë të mbështetet, ashtu që ekonomia e vendit të jetë sa më e qëndrueshme ndaj krizave të ngjashme në të ardhmen.

Exit mobile version