Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se nga propozimet e opozitës si masë për ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale, qytetarët mund të përfitojnë 49 euro e gjysmë për tre muaj, ndërsa ata kanë ndarë 100 euro për kategori të caktuara.
Ai këshilloi LDK-në që të kenë konsensus për atë që thonë si parti.
“Janë marr vendime dhe janë buxhetuar 365 milionë euro masa deri tash për të mbështetu familjet në nevojë dhe qytetarët në përgjithësi për tejkalimin e krizës inflacionare. Kjo është e barabartë me 4.5% të GJDP-së janë marr masa. Të thuhet që është vendosur tavani, ejani tash uleni akcizës e derisa bashkëpartiakja juaj thotë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën unë kisha kërkuar nga ju që fillimisht si grup parlamentar të dakordoheni se cili është veprimi i duhur e cili jo. Pra, të ketë një konsensus brenda jush fillimisht”, theksoi ai.
Murati u shpreh se nga propozimet e opozitës qytetarët në muaj mund të përfitojnë vetëm 16 euro e gjysmë.
“10 euro nga zbritja e TVSH-së për produktet bazë si dhe 6 euro e gjysmë nga zbritja e naftës do të përfitoni 16 euro e gjysmë në mua zbritje për një familje ku do të ishte përfitmit propozimi juaj është që kjo të zgjat 3 muaj nëse e shumëzojnë 16 euro e gjysmë me tre muaj përfitojnë 49 euro e gjysmë as 50 euro jo. Kjo është politika që e kemi para nesh sot 49 euro e gjysmë me i shpërnda tek familja mesatare ne i kemi dhënë 100 euro për studentët, pensionerët dhe të punësuar mesatarisht kanë përfituar 200 euro për familje në mesatare. Edhe po të zgjatej politika juaj edhe për 6 apo 12 muaj do të ishte më pak sesa që ne kemi dhënë këto janë shifrat, urdhëroni bëni shifrat”, theksoi Murati.