Një 37-vjeçar është lënduar derisa po punonte në një objekt ndërtimi, ndërsa është dërguar menjëherë në spital për trajtim. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Mitrovicë.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, njësitë policore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.