Kuvendi i Kosovës e ka votuar në parim Projektligjin për verëra, ndërsa projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është bartur për seancën e ardhshme në mungesë të votave.
Tani Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00.