UBT News

​Miratohet ligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit

Ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj ka theksuar se pas miratimit të ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit, është krijuar baza ligjore për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit siç është çështja e sigurimeve shëndetësore edhe përkujdesja ndaj familjes së tyre përgjatë misionit.

Ministri Mehaj ka bërë të ditur se është miratuar ligji për dërgimin e Forcës e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit.

“Mirëqenia dhe përgatitja profesionale e Ushtrisë të Republikës së Kosovës është objektivi ynë. Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra stërvitje dhe trajnime jashtë vendit. Tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar edhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit. Bashkë jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Exit mobile version