Shoqata “Miqtë e Amerikës” në Kosovë ka organizuar një festë me rastin e datëlindjes së 76-të të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në objektin e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë. Me këtë rast do të bëhet edhe përurimi i këndit amerikan në këtë shkollë.
Xhavit Berisha, drejtori i shkollës, tha se ShBA ka bashkëpunuar me Kosovën e veçanërisht ish-presidenti Clinton në kohën e luftës.
“ShBA gjithnjë i ka dalë në ndihmë Kosovës, veçanërisht ish-presidenti Bill Clinton në kohën e luftës kur ishim në situatë të vështirë”, tha ai.
Agim Rexhepi, drejtor i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tha se aleatët tanë meritojnë falënderim për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.
“Aleatët nga jashtë gjithnjë e ndihmojnë Kosovën, dhe kjo ndihmë është e mirëseardhur çdo herë”, tha ai.