UBT News

​Ministria e Mjedisit pezullon pëlqimin mjedisor për ndërtimin e inceneratorit në Ferizaj

Ministri i Mjedisit, Planikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kanë pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e një inceneratori për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt.

Ministri Aliu në konferencë për medie të martën tha se pëlqimi mjedisor kësaj kompanie i është dhënë pa dijeninë e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas tij, kjo është bërë pa i përfilluar ligjet dhe pa konsultim me ekspertë të ambientit.

Për këtë arsye ministri Aliu tha se pas auditimit kanë shkarkuar edhe komisionin brenda ministrisë që ka dhënë pëlqim mjedisor.

Inceneratori ka qenë i planifikuar të mbledh dhe djeg rreth 100 mijë ton mbeturina.

Exit mobile version