Numri i të vrarëve në Ukrainë pas pushtimit rus është 352 civilë, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Ukrainës. Të paktën 14 nga të vrarët janë fëmijë, sipas ministrisë. 1 mijë e 684 të tjerë, përfshirë 116 fëmijë janë plagosur, transmeton CNN.
Ndryshe, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thirrur për të hënën një seancë të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën do të diskutohet pushtimi rus në Ukrainë, ndërsa aleatët perëndimorë po intensifikojnë fushatën diplomatike për izolimin e Moskës.