Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský do të vizitojë sot Kosovën. Lipavsky gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do të takohet me liderët shtetërorë.
Në ora 12:00 ministri i Jashtëm çek do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të ketë takim në ora 14:15. Ai do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku pas takimit do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.
Para se të vizitojë Kosovën, Lipavský ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rihapet gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian.