Presidentja Vjosa Osmani reagoi përmes një postimi në Twitter pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Haitin duke lënë të vdekur mijëra persona e po aq edhe të lënduar.
“Raportet për tërmetin dhe numrin e të vdekurve janë shkatërruese. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, shkroi Osmani në Twitter.
Autoritetet në Haiti kanë konfirmuar se të paktën 1 mijë e 297 persona kanë vdekur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi vendin të shtunën.
Rreth 5 mijë e 700 të tjerë janë plagosur, ndërsa nuk ka një numër të saktë të personave që konsiderohen të zhdukur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin në rrënoja në kërkim të ndonjë të mbijetuari.