Çmimi Nobel 2022 në kimi iu dha sot danezit Morten Meldal, amerikanes Carolyn Bertozzi dhe bashkatdhetarit të saj Barry Sharpless.
Meldal dhe Bertozzi i mundësuan Sharpless-it arritjen jashtëzakonisht të rrallë të fitimit të një Nobeli të dytë.
“Treshja shpërblehet për zhvillimin e + kimisë së klikimeve + dhe kimisë bioortogonale”, njoftoi juria në vendimin e saj.
Barry Sharpless, 81 vjeç, është vetëm personi i pestë që fiton dy herë një Nobel.