UBT News

​Mehaj: Së bashku me aleatët tanë jemi të pathyeshëm

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së. Ai në një postim ne rrjetin social Facebook, ka shkruar se me programin mësimor të bazuar në modelin e sistemit arsimor të ushtrisë amerikane, kursantet zhvilluan aftësitë profesionale.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së. Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik. Forca drejt sukseseve të radhës. Ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm”, ka shkruar ai.

Exit mobile version