UBT News

​Mehaj mirëpret vendimin për themelimin e Fondit të Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Fondit të Sigurisë. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se fondi do të jetë i hapur dhe se nesër do të publikohen informacionet mbi dhënien e donacioneve.

“Jam shumë i lumtur që më në fund kjo punë intensive u finalizua dhe sot me nënshkrimin e vendimit nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ky fond do të jetë i hapur. Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, ka shkruar Mehaj.

Exit mobile version