Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se Kosova dhe Izraeli po avancojnë marrëdhëniet diplomatike në stad edhe më të lartë. Mehaj në vizitën e tij zyrtare në Izrael thotë te jetë takuar dhe me Shefin e Departamentit për Ballkanin, ambasadorin Dan Oryan si dhe Tamar Ziv që pritet të jetë ambasadorja e Izraelit në Kosovë.
“Kosova dhe Izraeli avancojnë marrëdhëniet diplomatike në stad edhe më të lartë. Në vazhdën e takimeve me autoritetet shtetërore izraelite, gjatë vizitës sime, kam takuar Shefin e Departamentit për Ballkanin , Ambasadorin Dan Oryan, si dhe zonjën Tamar Ziv, e cila pritet të jetë Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë. Me këtë rast, diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike, me fokus edhe në bashkëpunimin në fushën e diplomacisë së mbrojtjes. Gjithashtu, Zonjës Tamar Ziv i dëshirova suksese në misionin e saj në vendin tonë dhe bashkëpunim të ngushtë për të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona”, ka shkruar Mehaj.