Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se për tetë muaj udhëheqje ka rritur kapacitetet e FSK-së në burime njerëzore dhe pajisje ushtarake.
Mehaj duke raportuar në Komisionin për Siguri, tha se për ta modernizuar ushtrinë kanë blerë pajisje ushtarake deri në 32 milionë euro.
Kryesisht, sipas tij kanë qenë autoblinda, dronë, snajper, por edhe pajisje të tjera që nuk i bëri të ditura para medieve. Krahas kësaj, Mehaj tha se kanë rekrutuar rreth 1 mijë e 240 ushtarë të ri në FSK.
“Për ta moderinizuar ushtrinë kemi blerë pajisje ushtarake nga ShBA. Blerjet janë të sigurta, realizim konkret dhe garanci më të madhe. Në total për këto 8 muaj vlera e pajisjeve e kap shifrën e 32 milionë euro. Përfshihet autoblinda, armatime, snajperë, dronë edhe të tjera, por nuk mund t’i them para mediave. Ne kemi arritur numrin me 1240 pjesëtarë të ri të FSK-së”, tha ministri Mehaj.
Ai para deputetëve vuri në pah edhe bashkëpunimin me ShBA.
“Kurrë më mirë nuk kemi pas bashkëpunimin me ShBA-të. Këtë munden me konfirmu edhe vet ata”, shtoi ai.