UBT News

​Mbyllet sezoni për Marash Kumbullan

Mbrojtësi i Romës Marash Kumbulla, ka pësuar një dëmtim në menisk gjatë detyrës ndërkombëtare me Shqipërinë dhe do të qëndrojë jashtë për tre muaj.

Sezoni ka mbaruar për qendërmbrojtësin e “Giallorossëve”, pasi ai u kthye para kohe nga angazhimet e tij me ekipin kombëtar.

Kumbulla pësoi një dëmtim në gju në fund të ndeshjes kundër Andorras dhe trajneri i Romës, Paulo Fonseca mori lajmin e keq sot.

21-vjeçari do të humbasë tre muajt e ardhshëm për shkak të dëmtimit dhe i jep dhimbje koke “La Lupas” për fazën mbrojtëse.

Roma ende po garon në Europa League, ku do të përballet me Ajaxin në çerekfinale javën e ardhshme, dhe Fonseca shpresonte të rikuperonte sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.

Exit mobile version