Ka përfunduar seanca për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit për caktimin e masës së sigurisë për shtatë të arrestuarit për rastin për sekuestrimin e 400 kg kokainë.
Besnik Berisha, avokat i të akuzuarit Izet Sheqiri, tha se Prokuroria ka paraqitur prova të pabaza të cilat mbrojtja i ka hedhur poshtë.
Shtatë personat e arrestuar po dyshohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, subsatancavie psikotrope ose analoge” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesa për caktim të paraburgimit është bërë nga Prokuroria Speciale për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.