Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00. Në rend dite pritet të jetë Projektligji për pagën minimale, siç edhe tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë në një konferencë për medie.
“Në mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet nesër do të miratohet projektligji që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë”, tha Kurti.