Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen, ku pritet të caktohet seanca e re plenare. Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë pikash.
I pranishëm është edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, pas mungesës disaditore për shkak të lëndimit të këmbës.
Mbledhja e Kryesisë
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,
9. Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.