Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1 milion e 585 mijë e 44 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 742 mijë e 830 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të kësaj vaksine. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Aktualisht në Kosovë janë 447 raste aktive me koronavirus. IKShPK njoftoi të martën për 11 raste të reja me COVID-19. Në këtë raport u bë e ditur edhe se asnjë qytetar nuk ndërroi jetë si pasojë e infektimit me këtë virus.