Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 657. Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 133 sosh, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 53 raste aktive me koronavirus.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 49 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 630 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 155 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 538 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 18 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 727 persona.