UBT News

​Mbi 5 mijë e 700 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 5 mijë e 732. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 881 raste aktive, e pasuar nga Prizreni me 478 raste.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 31 doza të vaksinës.

Deri më sot 824 mijë e 351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 104 mijë e 840 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 613 persona.

Exit mobile version