Në Kosovë aktualisht janë 17 mijë e 625 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), komuna e Prishtinës prinë me numrin e rasteve aktive me 3 mijë e 956. Pas Prishtinës raste të shumta aktive me koronavirus ka edhe Prizreni. Në këtë komunë janë 1 mijë e 472 raste aktive.
1 mijë e 279 raste aktive me COVID-19 janë edhe në komunën e Ferizajt dhe Podujevë janë mbi një mijë raste aktive.
Në raportin e fundit IKShPK ka raportuar për 23 raste të vdekjes përshkak të infektimit me koronavirus. Ndërsa prej marsit të vitit të kaluar kur edhe u shfaqën rastet pozitive, në Kosovë 2 mijë e 795 qytetarë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.