Në Kosovë ende vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Kosovë janë 16 mijë e 849 raste aktive me COVID-19.
Më së shumti raste aktive ka komuna e Prishtinës, gjithsej 3 mijë e 888 raste, e pasuar nga Peja me 1 mijë e 17 raste, Gjilani me 1 mijë e 48 raste, Prizreni me 1 mijë e 40, Ferizaj me 993 raste, Fushë Kosova me 808 raste, Lipjani me 803 raste e po ashtu edhe komunat tjera me qindra raste me COVID-19.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) gjatë 24 orëve të kaluara është bërë e ditur se janë shënuar katër raste të vdekjeve dhe 717 raste të reja pozitive me COVID-19.