UBT News

​Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 51 raste aktive me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit bëri të ditur se asnjë person nuk ka vdekur nga COIVD-19 në 24 orëshin e fundit, ndërkohë që janë 35 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Në bazë të këtij raporti prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1 milion e 468 mijë e 152 doza të vaksinës. Ndërsa 641 mijë e 772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Exit mobile version