Disa mbetje mortore janë gjetur në varrezat e qytetit të Prizrenit. Rasti ka ndodhur dje pasi raportuesi ka qenë duke hapur një varr.
Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.
Policia ka njoftuar se është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Rasti është inicuar si gjetje e mbetjeve mortore.