Tre qytetarë kanë rënë pre e një mashtrimi në Mitrovicë. Ata thuhet që gjatë periudhës kohore prill-maj të vitit 2021 ishin mashtruar nga tre persona e që të njëjtëve iu ishin marrë para të gatshme deri në 10 mijë euro.
Siç kanë njoftuar ata në polici, tre të dyshuarit i kishin premtuar shpërndarje të banesave dhe punësim.
Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin, por që ka bërë të ditur se lidhur me këtë nuk ka të arrestuar.
“Rr. Osllobogjenja, Mitrovicë prill-maj 2021-NN. Tri viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se janë mashtruar nga tre të dyshuar meshkuj duke ju marr para të gatshme 10.000 euro me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.