Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grave dhe fëmijëve, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e grave shtatzëna nga puna, MAShTI ka kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit, numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore.
MAShTI thekson se në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, komunat dhe shkollat, do të sigurohet që nxënësit të mos të humbin orët mësimore, njëkohësisht grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre.