UBT News

​Marshimi i FSK-së, Mehaj: Është i rregullt, nuk ka të bëjë me situatën në veri

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur ky është marshim i rregullt dhe nuk ka të bëjë asgjë me situatën aktuale në veri të vendit.

Marshimi është bërë nga regjimenti i tretë dhe është në kuadër të planit vjetor.

“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë. Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës”, ka thënë ai.

“Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, ka shtuar Mehaj.

Exit mobile version